11 vite nga liberalizimi i vizave/ Basha: Arritja më e madhe e demokratëve për integrimin

Më të fundit


Kyredemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 11-vjetorin e liberalizimit të vizave me Evropën.

Ai shkruan në rrjete sociale se kjo ishte një arritje e madhe për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, ndërsa tanimë sipas kreut të PD, Shqipëria ka ngecur në vendnumëro në këtë drejtim.

Po ashtu, ai thekson se më 18 dhjetor, që është dhe Kuvendi i PD, detyra e gjithsecilit është që të lënë pas të shkuarën për të zgjidhur të ardhmen.

Postimi i Lulzim Bashës:

Në 15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.

Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.



Skip to toolbar