112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin në arenën ndërkombëtare

AKTUALITET


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përcolli sot një mesazh me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare.

“112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare”, theksoi ministri Hasani.

Teksa ndau pamje nga telegramet e para të dërguara në kancelaritë evropiane dhe botërore për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ministri Hasani theksoi se Shqipëria do të forcojë pozicionin e vet në arenën ndërkombëtare.“Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë. Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, theksoi ministri Hasani.



Skip to toolbar