“13 tetori”, Rama: Çmenduria e dytë e Metës. E vetmja datë zgjedhjesh, 30 qershori

Më të fundit


Kryeministri Rama e ka cilësuar “çmenduria e dytë” veprimin e Presidentit Meta për nxjerrjen e dekretit që cakton zgjedhjet më 13 tetor, duke u treguar i vendosur se 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh lokale, pavarësisht asaj që u shpreh Meta për bojkotimin e 30 qershorit, duke ironizuar se e diela është një ditë e bukur dhe qytetarët të shkojnë në plazh.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni”, deklaron Rama për Presidentin Meta. “Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM. 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”, deklaroi Rama, duke reaguar menjëherë pas dekretit të Metës.

Pas Ramës, reagoi edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, duke injoruar dekretin e ri, pasi sipas saj, tashmë nuk ka kush t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit sepse institucionet zgjedhore e kanë thënë fjalën e tyre. “Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”, shkruan Spiropali.

 Dekreti i presidentit Meta për vendosjen e datës së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse siç i quan ai në 13 tetor ka bërë që kryeministri Rama të reagojë sërish. Rama thotë se Baba Haxhiu u ngjall, por zgjedhjet nuk i vret dot.  Data e re e baba xhikes është një arsye më shumë që qytetarët të votojnë të dielën. “Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës. Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman.” – shkruan Rama

Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur,…

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 27. Juni 2019


Skip to toolbar