13 vjet Polici e Shtetit, Proda: Besoni te ne! Jemi ajo që bëjmë jo ajo që flitet përmes përbaltjes

AKTUALITET


Policia e Shtetit feston 113-vjetorin, kreu i policisë Ilir Proda gjatë fjalës së tij tha: Gjatë këtyre 113 vite 231 punonjës dhanë gjithçka për të mirën e  shtetit.

Sot e përmot ata janë krenaria e vendit tonë. Për këtë rrugëtim 113 vjeçar kanë kontribuar gjenerata të tëra. Viti që lamë pas tregoi vendosmërinë dhe guximin tonë. Uljen e kriminalitetin dhe menaxhimin e sezonit turistik. Të gjitha këto janë dëshmi që Policia e Shtetit nuk stepet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë për qytetarin dhe ligjin. Kjo tregon që Policia e Shtetit nuk dorëzohet kurrë.

Ne nuk jemi perfektë, por jemi përditë në sfidë me situatat dhe veten. Mos harroni kolegë sakrificën e përditshme, ju jeni atje kur asnjë tjetër nuk është, në diel shi e dëborë. Ju jeni telefonata e parë e çdo problemi. Jeni modestë në misionin tuaj, por gjithmonë prezentë.

Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se koordinimi me partnerët ndërkombëtar janë baza e suksesit tonë. Ne jemi ajo që bëjmë jo ajo që flitet për ne përmes sulmeve e përbaltjes së padrejtë ndaj kontributit të mijëra djemve e grave që sakrifikojnë përditë.



Skip to toolbar