Numri dy i qeverise se kosoves bojkotoi mbledhjen e komisinit te integrimit europain. Per kete veprim besnik bislimi u kritikua ashper nga deputetet e opozitas pasi mbledhja deshtoi. Ky veprim sipas ligjvenesve te opozites eshte nje shenje e rradhes e qeverise kurti se nuk ka inters integrimin e vendit ne be.
Këtë të premte në Kosovë dështoi mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Integrim Europian pasi zëvendës Kryeministri I vendit si dhe Kryenegociaroi I Kosovës Besnik Bislimi nuk shkoi në mbledhje për të raportuar.
Duke qënë se nuk kishte kuorum mbledhja nuk u mbajt, ndërsa në sallë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliiu kishte ngjitur disa postera ku shihet zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi duke gjuajtur me shishe në Kuvend deputetin e PDK-së Mërgim Lushtakun.
Opozita në Kosovë dënoi mosprezencën e Bislimit në këtë séance duke thënë se qeveria Kurti I ka sjellë vendit vetëm izolim dhe sanksione.
Rezarta Krasniqi, kryetare e këtij komisioni dhe njëkohësisht deputetet e LDK-së deklaroi se Bislimi duhet të raportonte mbi takimin e mbajtur në Bratislavë mes tij dhe Lajcak.
“Ne si Komision për integrim evropian ende nuk e kemi listën e projekteve të IPA-së dhe financat e përbashkëta që i kanë Kosova me IPA-në. Në bazë të rregullores zëvendëskryeministri do të duhej të na binte listën dhe të vjen të raportoj sot në Kuvend. AI është dashur sot të jetë këtu dhe të na tregoj në lidhje me takimin që ka pasur në Bratislavë, i cili nuk do të duhej të ndodhte atje, por në Bruksel dhe Uashington…Deri sot asnjë deklaratë që e ka thënë Bislimi nuk ju është përmbajtur.”
Blerta Deliu , deputete e Partisë Demokratike të Kosovës u shpreh se qeveria Kurti nuk ka më legjitimitet dhe për këtë arsye vendi duhet të shkojë sa më pare drejt zgjedhjee të parakohshme.
“Njeriu i dytë i kësaj qeverise sot është dashur të jetë në Kuvend. Prej marrëzisë dhe skandaleve të njëpasnjëshme që i kemi parë edhe në seancën e fundit sot nuk ishte për të raportuar, pasi e gjitha ajo çka ka bërë kjo qeveri janë skandalet e panumërta dhe sanksionet e izolimi i vendit. Është pozicioni më i keq i Kosovës në raport me partnerët e saj…Prandaj sa më herët që ky pushtet e liron detyrën e tij, sa më herët që do të kemi zgjedhje do të jetë lajm i mirë për Kosovën, pasi kjo qeveri vetëm kredibilitet dhe legjitimitet s’ka.”
Time Kadrija, deputete e Aleancës për ardhmërine e Kosovës u shpreh se Qeveria e ka detyrim që të raportojnë gjithçka që ndodh me procesin e dialogut mbi normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“E kemi thënë prej fillimit se kjo është qeveria më jo transparente në raport me procesin e dialogut. Në Kuvend të Kosovës është miratuar një rezolutë që e obligon qeverinë dhe njerëzit që udhëheqin me dialogun të vijnë dhe të raportojnë pas çdo raundi të diskutimeve që ndodh, por edhe me qartësu agjendën se çka do të diskutohet në dialog.