150 plumba në 30 sekonda, vritet polici që arrestoi djalin e “El Chapo”

AKTUALITET


Polici meksikan i përfshirë në arrestimin e djalit të lordit të drogës Joaquin Guzman “El Chapo”, është vrarë në një vend parkimi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë momentin horror të vrasjes së tij, të enjten në mengjes kur të paktën dy persona të armatosur me automatikë dolën jashtë një makine të kuqe dhe hapën zjarr drejt në automjeti tip Nisan me katër dyer, raporton Dailymail.

Breshëria me armë zgjati vetëm 30 sekonda dhe u lëshuan 150 plumba në drejtim të automjetit.

Makina e kuqë e ndoqi makinën e bardhë në vend parkimin në një qendër tregtare në qendër të Culiacán, kryeqytet i shtetit Sinaloa. Policia e identifikoi policin e vdekur si Eduardo ‘N,’ 32 vjecc.

Në Twitter, Departamenti i Policisë njoftoi për vrasjen e oficerit. “Mbi të u derdhën 155 plumba”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Eduardo, 32 vjeç, iu bashkua forcës gjashtë vjet më parë. Është e paqartë nëse polici ishte në detyrë në kohën e sulmit.

Sipas mediave lokale, ai ishte anëtar forcave speciale që morën pjesë në operacionin policor.

Vrasja brutale vjen ditë pas përpjekjes për të kapur Ovidio Guzman Lopez – një nga djemtë e El Chapo, i njohur edhe si “Chapo i Vogël”.

El Chapo ndodhet në SHBA ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.



Skip to toolbar