157 kg drogë nga Shqipëria, 32 persona në pranga, mes tyre shqiptarë

AKTUALITET


Policia italiane ka sekuestruar 157 kg kokainë, hashash dhe marijuanë gjatë një operacioni që solli shkatërrimin e një grupi kriminal të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 32 persona mes tyre dhe shqiptarë.

Operacioni policor është shtrirë në disa qytete të Italisë dhe arrestimet janë kryer në Brescia, Bergamo, Monza si dhe në Reggio Emilia. Nga hetimet paraprake thuhet se lënda narkotike kapte vlerën e 6 milionë eurove nëse do të dilte në treg.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë 32 persona kryesisht me origjinë shqiptare.

Sasia e drogës vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda.



Skip to toolbar