“160 ngjarje kriminale të parandaluara”, Balla për projektligjin e Policisë së Shtetit: Besueshmëria është rritur

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur në Kuvend për projektligjin e Policisë së Shtetit. Ai ka theksuar se numri i ngjarjeve kriminale të parandaluara është 160 dhe policia po punon për të zgjidhur krimen në kohë.

Sakaq, ai ka theksuar se besueshmëria e publikut te blutë është rritur dhe këtë e tregojnë sondazhet.

“Numri i jetëve të humbura në incidente rrugore është përgjysmuar. 4.5 milionë mjete lëvizin në rrugët e Shqipërisë dhe trendi është pozitiv me pasojë incidentet rrugore.

Mund t’ju informojë që vetëm vitin e fundit kemi 160 ngjarje kriminale të parandaluara nga policia.

Policia e Shtetit ka për detyrë të parandalojë dhe në rast se nuk parandalohet, ka për detyrë që krimet të zgjidhen në kohë.

Në rast se nuk kemi përgjysmim në lidhje me krimet vendore, kjo është shoqëruar me një rivlerësim nga sondazhet. Sondazhi më i fundit tregon që në rast se 1 në 10 shqiptarë kishte dyshim te policia e shtetit, sot besojnë”, tha Balla./abcnews.al



Skip to toolbar