18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

AKTUALITET


Policia e kryeqytetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pas mesnate në Sauk, ku një 18-vjeçare, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në ambientet e një subjekti. E reja u paraqit në spital rreth orës 00:15 dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se ngjarja ka ndodhur brenda ambientit të subjektit, ndërsa e dëmtuara është transportuar në spital nga dy persona.

Policia arrestoi në flagrancë 2 persona, ndërsa shpalli në kërkim 3 të tjerë për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit kanë prishur provat në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur dhe kapjen e personave në kërkim.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar