Mbi 180 njerëz janë arrestuar nga policia australiane për vendosjen e zjarreve në Australi ndërsa zjarret shkatërruese vazhdojnë, pavarësisht shpresës se shirat e ditëve të fundit në disa zona të vendit do të qetësonin situatën. Mediat australiane raportojnë se nga shtatori deri më sot më shumë se 7 milion hektarë pyje janë shkretuar dhe sipas autoriteteve në shumicën e rasteve ishin zjarre të qëllimshme.
Dy mijë shtëpi u shkatërruan nga zjarret, ku të paktën 25 njerëz humbën jetën dhe miliona kafshë u dogjën, ndërsa zjarrfikësit po përgatiten të përballen me një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.
Zjarret kanë ulur intensitetin e tyre në orët e fundit dhe zjarrfikësit po shfrytëzojnë këtë për të zgjeruar linjat e kontrollit rreth shpërthimeve. Temperaturat ka të ngjarë të rriten përsëri në fund të javës dhe ekziston frika se dy zjarret më të mëdhenj që po ndodhin në Uellsin e Ri Jugor mund të shkaktojnë stuhi zjarri.