“21 Janari”/ Arben Meçe: Gjykata e Strasburgut kërkon rikualifikim të veprës penale, hetimet duhet të nisin nga e para

Më të fundit


Analisti Arben Meçe, një ndër personat e akuzuar si puçist, theksoi në emisionin “Real Story” se hetimet për çështjen e 21 Janarit duhet të nisin nga e para.

Duke iu referuar vendimit të Strasburgut, Meçe thotë se gjykata evropiane kërkon rikualifikim të veprës penale pasi kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim.

“Na rezulton që në momentin i parë kualifikimi i veprës penale nuk duhet të ishte ky. Që këtu ka filluar manipulimi dhe prandaj jemi futur në këtë ngërç. Gjykata evropiane ka thënë që në momentin e parë se kualifikimi i veprës penale është gabim. Hetimi duhet të nisë nga e para. Rikualifikimi i veprës penale është kërkesa që bën gjykata evropiane. Nuk do të qëndrojmë në pritje të provave nga Italia për plumbin sepse nuk është kjo çështja.

Vrasja ka qenë selektive. Nëse do t’i kthehesh momentit, mbi atë platformë ka qenë mbi 20 veta dhe të qëllosh me breshëri të jesh i sigurt se do të kesh nga 5 të vrarë, aq më tepër se goditja është bërë në nivel koke. Të njëjtën vrasje ka edhe Ziberi tek dera. Vrasja selektive është bërë me qëllim që të organizohej skema e dytë e doktorit. Prandaj thuhet se është krim shtetëror sepse ka disa skena të mirëorganizuara në dirigjim nga drejtimi politik i kohës dhe ne në këtë pistë duhet ta trajtojmë problemin.”, theksoi Meçe./abcnews.al



Skip to toolbar