21 janari, “ Marrëveshje për të mos e zbardhur”, Beqiri: Ekzekutimet, të planifikuara! Shteti ra…

Më të fundit


Avokati i familjarëve të 21 janarit, Idajet Beqiri tha se ekzekutimi ishte i planifikuar më parë. Beqiri shtoi se u arrestuan 107 protestues, por organizata kriminale qëndron e lirë. Avokati tha se ekziston një marrëveshje në heshtje që nuk lejon të zbulohet e vërteta për 21 janarin.

Beqiri evidentoi se shteti ra në 21 janar dhe ndryshoi tërësisht strukturën e vet.

 “U qëlluan për t’u vrarë dhe 103 të tjerë që mbetën të plagosur nuk shkuan në spital, sepse do të përballeshin me arrestim. Protestuesit u dhunuan, por nuk u ndëshkuan vrasësit. Organizata kriminale që kreu aktin e bëri atë si një krim shtetëror.U përdorën të gjitha skenarët për të futur protestuesit në kurth, por ata nuk ranë pre e tij. U arrit të infiltronin persona dhe u shpall se protestuesit kishin armë. Në momentin kur po përplaseshin protestuesit, u kryen ekzekutime të planifikuara më parë.

E gjithë qeverisja e kohës u organizua dhe përdori të gjitha llojet e mjeteve për të deformuar krimin shtetëror. Jo vetëm që të përgjegjshmit u mbrojtën, por u shpërdoruan edhe detyrat ligjore. Vendimet për arrestimin e autorëve të vrasjes nuk u ekzekutuan, dhe ata u mbrojtën nga Berisha, i cili madje u dha edhe dekorata. Prokurorja e kohës shpërdoroi detyrën, pasi nuk u zbatuan vendimet e arrestit.

U tha me të drejtë se ekziston një marrëveshje në heshtje që nuk lejon të zbulohet e vërteta për 21 janarin. Kjo marrëveshje është bërë nga një individ që e rrëzoi shtetin më 21 janar. Shteti ra, sepse ndryshoi tërësisht strukturën e vet. Një shtet demokratik nuk mund të kalojë në fashizëm duke vrarë popullin e vet.” 



Skip to toolbar