Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar tragjedinë e 21 Janarit të 14 viteve më parë.
Kryebashkiaku Veliaj thotë se “21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi”.
Në reagimin e tij Veliaj shkuan se sot kujton ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më të drejtë e më demokratike.
“21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Sot kujtojmë ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më të drejtë e më demokratike”, shkruan në rrjetet sociale Veliaj.
Në demostratën e 21 Janarit 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja.