Artemis II/ Shkruhet historia, NASA: Po kthehemi në Hënë!

BOTA


Pritjes i erdhi fundi, Artemis II është nisur tashmë në misionin historik drejt Hënës, e para pas 53 vitesh.

Raketa 32-katëshe e Sistemit të Nisjes Hapësinore është nisur tashmë me katër astronautë, në këtë mision historik drejt Hënës. Nuk ka ndalesa – vetëm një kthesë e shpejtë rreth satelitit të Tokës. Fluturimi gati 10-ditor do të përfundojë me një ulje në Paqësor.
Kush është ekuipazhi me mision drejt Hënës
Katër astronautë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në misionin historik Artemis II, i cili shënon rikthimin e fluturimeve të ekuipazhuara drejt Hënës pas më shumë se pesë dekadash. Ky mision i NASA-s synon të hapë një kapitull të ri në eksplorimin hapësinor.
Në krye të ekuipazhit është Reid Wiseman, komandant i misionit. Veteran i Marinës së Shteteve të Bashkuara me 27 vite shërbim, ai është pilot, inxhinier dhe baba. Ëiseman u përzgjodh astronaut në vitin 2009 dhe në vitin 2014 shërbeu si inxhinier fluturimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor gjatë Ekspeditës 41.

Pilot i misionit do të jetë Victor J. Glover, i përzgjedhur si astronaut në vitin 2013. Ai ka qenë më parë pilot në misionin SpaceX Creë-1 dhe zotëron tre diploma master. Glover, i lindur në Kaliforni, është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Në rolin e specialistes së misionit është Christina Koch, e cila gjithashtu u bë pjesë e NASA-s në vitin 2013. Ajo ka hyrë në histori në vitin 2019 duke vendosur rekordin për fluturimin më të gjatë të vetëm në hapësirë nga një grua, si dhe duke marrë pjesë në ecjen e parë hapësinore vetëm me gra.

Ekuipazhi i është bashkuar edhe Jeremy Hansen, specialist misioni nga Kanadaja. Ai iu bashkua Agjencisë Hapësinore Kanadeze në vitin 2009 pas një karriere si pilot luftarak.

Hansen ka qenë kanadezi i parë që ka drejtuar trajnimin e astronautëve në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s dhe pritet të bëhet kanadezi i parë që udhëton drejt Hënës.
Misioni Artemis II konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të njerëzimit në Hënë dhe përgatitjes për misione të ardhshme edhe më ambicioze, përfshirë udhëtimet drejt Marsit.



Skip to toolbar