Viktimat e tërmetit, 27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

AKTUALITET


Qeveria shqiptare shpall ditë zie kombëtare 26 nëntorin, pas tërmetit të fuqishëm me dhjetëra viktima.

Lëkundjet e forta sizmike me magnitudë 6.4 ballë u ndjenë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës dhe prej atij momenti ka pasur pasgoditje të njëpasnjëshme të forta. Shumë persona vijojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja, ndërsa të gjitha strukturat e shtetit janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit të tyre sidomos në zonën e Thumanës dhe Durrësit, ku dëmet janë të pallogaritshme.

Ministria e Arsimit po ashtu ka anuluar mësimin në të gjitha shkollat, publike e private deri më 2 dhjetor, ashtu sikundër bashkia anuloi kopshtet dhe çerdhet.



Skip to toolbar