30 mjekët shqiptarë në Itali, Ministri Jashtëm Di Maio: Një leksion solidariteti

AKTUALITET


Dërgimi I 30 mjekëve dhe infermierëve Shqiptar për të ndihmuar dhe suportuar kolegët e tyre italinë në spitalet e Lombardisë, ku Koronavirus ka shkatuar tashmë me mijëra viktima, ka bërë jehonë dhe është vlersuar më shumë mirënjohje nga qeveria italiane, populli italian dhe media përtej Adriatikut. 

Ministri I Punëve të Jashtë të Italisë Luigi Di Maio, priti në Aeroportin e Romës (Fiumicino) avionin Air Albania në Bordin e të cilëve ishin 30 mjekët dhe infermeriët shqiptarë. 

Di Maio ka kryer disa postime në median sociale ku shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për Shqipërinë dhe 30 mjekët e mbërritur për të ndihmuar spitalet e Lombardisë. 

Ja cfarë shkruan Ministri I Punëve të Jashtme të Italiësë në njërin prej postimeve: 

“Solidariteti ndaj Italise nuk njeh kufij dhe Shqipëria sot tregoi një zemër të madhe. Në Fuimicion mbërriti një ekip me 30 mjekë dhe infermierë të cilët do të stacionohen në Lombardi, në zemrën e kësaj emergjence, për ndihmuar dhe mbështetur mjekët tanë, infermierët tanë. Një përforcim I vogël për gratë dhe burrat që janë në vijën e parë e prej javësh tashmë.  Falenderoj Kryeministri e Shqipërisë Edi Rama, qeverinë dhe të gjithë popullin shqiptar për afërsinë e treguar përpos emergjencës që ka prekurdhe ata”. 

Mbërritja e 30 mjekvë nga Shqipëria në Itali ka gjetur një pasqyrim shumë të gjerë në median italine dhe rrjetet sociale ku Shqipëria dhe shqiptarët janë kthyer në lajmin e mirë dhe pozitiv për italianët që janë gjunjëzuar nga virusi Covid19. 



Skip to toolbar