37-vjeçari shqiptar vritet në sy të familjes, detaje nga krimi i rëndë në Itali

AKTUALITET


Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Viktima është Beni Arshiaj, një 37-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Oratoio, një lagje e Pisa-s. I riu u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor në një atentat që ndodhi pak metra larg gruas dhe fëmijëve të tij.

“Menduam se ishin fishekzjarre”, tha një dëshmitar pranë skenës së krimit.

Siç shkruajnë mediat, 37-vjeçari po zbriste nga furgoni kur dy autorët ndaluan dhe i drejtuan armën. Të paktën pesë plumba u qëlluan.

Pas kësaj, në vendin e ngjarjes kishte vetëm gjak ndërsa dëgjoheshin britmat e gruas së tij.

Larje hesapesh? Policia italiane ka nisur hetimet dhe nuk përjashton asnjë hipotezë. I riu ishte murator. Autoritetet kanë sekuestruar celularin e tij dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Në skenën e krimit u gjetën pesë predha të kalibrit 22. Nga ato vetëm një plumb e ka prekur Arshiajn, plumb që nuk i la asnjë shans të mbijetonte pasi humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Siç shkruajnë mediat italiane, ngjarja ka shokuar Pisa-n.



Skip to toolbar