40 kg tritol në kuti lëngje frutash, kush janë 3 të arrestuarit nga Kosova

AKTUALITET


Personat që shihni në foto janë tre të arrestuarit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte eksploziv nga Kosova në Shqipëri të fshehura brenda kutive të lëngjëve të frutave.

Të arrestuarit janë Lion Pira, Shkëlqim Halabaku dhe Rigon Maliq.


Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se gjatë aksionit janë zbuluar 203 kallëpe tritoli me peshë mbi 40 kilogramë. Sipas tij, sasia e lëndës eksplozive do të përdorej në Shqipëri në ngjarje kriminale.




Skip to toolbar