5 nxënës të një shkolle në Golem janë helmuar. Nxënësit janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Kavajës me shenja helmimi.
Nga hetimet paraprake rezulton se helmimi ka ardhur nga një spray me përbërje spec djegës dhe alkool.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur grupe nxënësish helmohen, kryesisht ndaj produkteve që konsumojnë pranë shkollave. Rasti i fundit ishte ai në Dibër, ku disa nxënës u helmuan edhe ata nga një lloj spray me gaz që hodhën në klasë.
Fëmijët kanë patur vështirësi në frymëmarrje si dhe marrje mëndësh, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.