5 persona dënohen me vdekje për vrasjen e gazetarit në Arabi

AKTUALITET


Arabia Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Gazetari që njihej si kritik i qeverisë saudite u vra në Stamboll brenda konsullatës nga një ekip agjentësh sauditë.

CIA arriti në përfundimin se princi i vendit, Mohamed bin Salman, urdhëroi vrasjen e Khashoggi, sipas një raporti nga Washington Post. Princi ka mohuar përfshirjen, por tha në TV amerikan në shtator se ai merr “përgjegjësinë e plotë si një udhëheqës në Arabinë Saudite”.

Gazetari Khashoggi ishte nënshtetas amerikan dhe kritik i Princit Mohamed. Ai u pa për herë të fundit në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, ku ai do të merrte letra përpara dasmës së tij. Trupi i tij u raportua i zhdukur dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur ende.

Gjykata vendosi gjithashtu që konsulli i përgjithshëm Saudit në Stamboll në atë kohë, Mohamed al-Otaibi, nuk ishte fajtor. Ai u la i lirë nga burgu pasi u shpall i pafajshë.

Pasi u zhvilluan nëntë seanca, gjykimi arriti në përfundimin se ai nuk ishte fajtor për vrasjen e gazetarit.

Gjyqet e të akuzuarve u kryen në fshehtësi të plotë, megjithëse një grusht diplomatësh, përfshirë nga Turqia, si dhe anëtarët e familjes Khashoggi u lejuan të marrin pjesë në seanca.



Skip to toolbar