650 shqiptarë fitojnë betejën me koronavirusin, asnjë viktimë prej më shumë se 10 ditësh

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar nga koronavirusi edhe 23 pacientë të tjerë, duke e çuar në 650 numrin total të qytetarëve, që kanë fituar betejën me virusin e rëndë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin ndodhen aktualisht aktivë me COVID-19 edhe 187 persona, të cilët janë kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.

Gjithashtu, tjetër lajm i mirë është se prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.



Skip to toolbar