11 të arrestuarit për drogën në serat e fshatit Drenovicë në bashkinë Dimal kanë dalë pasditen e sotme para togave të zeza në Gjykatën e Apelit Vlorë për ndryshimin e masëve të sigurisë.Nën akuzat për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”,Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për 3 shtetasit: Endrit Xheka,Blerim Xheka dhe Hamdi Dyli (pronari i serave me qera), masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 6 shtetasit: Jurgen Ujkaj,Bashkim Mema,Sidrit Bisha,Edison Mema,Mirvaldo Disha dhe Samuel Lushaj dhe “detyrim paraqitje” për nënë e bijë Drita dhe Izmira Mema.Vendimi për ndryshimin e masave të sigurisë ka mbërritur pranë IEVP-së Berat, ku po kryhen edhe procedurat e nevojshme për largimin e të arrestuarve nga ambientet e këtij burgu.
Lidhur me zbulimin e serave në kanabis, ka një vendim nga Prokuroria e Beratit që ka shpallur moskompetencë për dosjen dhe ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Posaçme. Prokuroret kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime se aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale.