Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić nuk ia uroi Kosoves 13 vjetorin e pavarësisë.
Kjo është vënë re nga analisti Malazez Ljubomir Filipoviç i cili në rrjetin social Twitter komenton këtë veprim të kreut të ekzekutivit të Malit të Zi.
I vetmi në këtë qeveri që e ka uruar pavarësinë e Malit të Zi ka qënë Zv. Kryeministri Dritan Abazoviç, por as ai nuk e ka bërë në faqen zyrtare të qeverisë, por në rrjetet e tij sociale. Filipovic thekson në Twitter se kryeministri Krivokapić as nuk u lodh të dërgonte një mesazh urimi për Kosovën.
Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së kreut të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj që pasi uron pavarësinë thekson se Kosova është republika e dytë shqiptare.
Qe prej verës së kaluar, Mali i Zi ka një qeveri të re të drejtuar nga kryeministri Krivokapić, një qeveri e cila sipas shumë analistëve rajonale, ka mbështetjen e Beogradit.
Ndërkohë presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ia ka uruar pavarësinë Kosovës në gjuhën shqipe. “Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta përparojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në frymën e përpjekjeve të përbashkëta për një Evropë demokratike dhe me prosperitet” thekson Pendarovski në mesazhin e tij.