Protesta e opozitës, 13 të lënduar

AKTUALITET


Dhjetë punonjës policie dhe tre qytetarë është bilanci i të plagosurve gjatë protestës së sotme. Këto janë shifrat zyrtare të nxjerra nga Spitali i Traumës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e sotme janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

“Po prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë. Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Disa efektivë mbetën të plagosur nga shpërthimi i kapsollave dhe fishekzjarrëve, duke marrë dëmtime në kokë dhe trup. Të tjerë u goditën me mjete të forta. Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme”, deklaroi zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë.

Oficerët e policisë të plagosur:

1.   A.Ç 31 vjeç lënduar në kokë dhe afër syrit

2.   E.B 32 vjeç, lënduar në shpatull

3.   I.A 23 vjeç

4.   GJ.GJ 26 vjeç

5.   ZH.B 37 vjeç

6.   J.C 38 vjeç

7.   N.S 27 vjeç

8.   F.M 32 vjeç

9.   G.M 31 vjeç

10. S.B 37 vjeç

Protestuesit e plagosur:

1.    E.P 29 vjeç, lënduar në këmbën e majtë

2.    J.M 42 vjeç



Skip to toolbar