Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur pas marrëveshjes të arritur mes vendit tonë dhe SHBA-ve, për gazin e lëngshëm.
Yuri Kim theksoi se nënshkrimi i memorandumit është një akt i jashtëzakonshëm. Ajo shton se Shqipëria ka bërë përparim shumë të madh në 30 vjet demokraci.
“Dua të përgëzoj ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj, që kanë realizuar një marrëveshje të frytshme. Memorandumi i sotëm dhe nënshkrimi i tij është i jashtëzakonshëm. Termocentrali i Vlorës do të shënojë një hap të rëndësishëm, për më tej. Shqipëria bëhet një partner i besueshëm.
Dita e sotme një gur themeli gjigand në këtë drejtim. Më 15 mars, festojmë 30 vjet të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Në Shqipëri është bërë përparim shumë i madh. Përgëzime, jini krenar për atë që keni arritur”, tha ambasadorja Kim