Manastirliu për vdekjen e mjekut Husi: Profesionist i rrallë dhe i palodhur

CORONAVIRUS


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur dhimbjen përmes një postimi në rrjetet sociale, pas lajmit për ndarjen nga jeta para kohe, të mjekut endokrinolog Geron Husi, i cili e humbi betejën me koronavirusin.

“Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët.

Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës së tij të dashur dhe fëmijëve, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë i Ogerta Manastirliu

E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid19.

Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët.

Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës së tij të dashur dhe fëmijëve, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm.

U presh në paqe Dr. Geri🙏🏼



Skip to toolbar