Felaj: Viti “i mbrapshtë” i 97-ës i shkaktoi traumë Beratit

Më të fundit


Deputetja e  Partisë Socialiste dhe njëherësh kandidate në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit, Ermonela Felaj, gjatë bashkëbisedimit më kryebashkiakun Erion Veliaj rrëfeu sfidat në punën e saj si prokurore në vitin 1997 në Berat.

Felaj tha se 97-ta i shkaktoi një traumë këtij qyteti, ndërsa u shpreh se iu desh të hetonte ngjarjet ndërkohë që ishin djegur gjykata, Prokuroria dhe Komisariati i Policisë.

“Kam punuar për gati 9 vjet prokurore. Berati ishte një territor i vështirë sepse 97 i shkaktoi një traumë të jashtëzakonshme Beratit, efektet e së cilës edhe për ca kohë u ndjenë në Berat. Të hetoje ngjarjet e vitit 97, në kushtet kur vendngjarjet, siç i quajmë unë dhe Ulsiu ishin zhdukur, aty u dogj gjykata, u dogj prokuroria dhe komisariati i policisë, ishte tejet e vështirë. Por sprovat me sa duket shërbejnë”, u shpreh Felaj.

Po ashtu kandidatja socialiste tregoi se fillimisht nuk e kishte mirëpritur ftesën për të qenë pjesë e PS-së pasi e dashuronte profesionin e saj të prokurores.

“Unë jam produkt i kuotave gjinore. Mora një ftesë që më thënë të drejtën nuk e kam mirëpritur. Unë e dashuroj profesionin e prokurores. Akoma e bëj nga pak prokuroren”, tha Felaj.

Ndër të tjera ajo u ndal edhe te familja. “Një vajzë kam Herën. Herës i jam në borxh më shumë se kujtdo tjetër, sepse duke u rritur ajo e kupton që do të ketë një motër ose një vëlla”, u shpreh ajo.



Skip to toolbar