EMA: Përfitimet e AstraZeneca tejkalojnë rreziqet për efekte anësore, trombozat ….

CORONAVIRUS


Agjencia Europiane e Barnave, EMA konfirmoi ditën e sotme një lidhje të mundshme mes vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut te personat që e kanë marrë atë.

Zbulimi, edhe pse bëhet fjalë për një numër tepër të vogël rastesh, është një pengesë në luftën globale kundër pandemisë së Covid-19.
“Një shpjegim i pranueshëm për kumbimin e mpiksjes së gjakut dhe uljen e trombociteve të gjakut është se vijnë si reaksion i sistemit imunitar”, tha EMA.

Megjithatë, EMA shtoi se përfitimet nga vaksina e prodhuar edhe me ndihmën e Universitetit të Oksfordit janë shumë më të mëdha sesa rreziqet dhe efektet anësore.

“Raportimet për mpiksjen e gjakut janë shumë të rralla dhe në të përgjithshme, përfitimet e vaksinës tejkalojnë rrezikun për efekte anësore”.

Shumica e rasteve të raportuara me trombozë ka ndodhur te gratw nën moshën 60 vjeçe, deri në 2 javë pas marrjes së vaksinës.

EMA u bëri thirrje të gjithëve që kanë bërë vaksinën e AstraZeneca, që sapo të kenë simptomën e parë t’i drejtohen mjekut duke mos neglizhuar asgjë.

Deri më 22 mars ishin 18 persona që humbën jetën si pasojë e trombozë dhe 62 raste të tjera në 25 milionë vaksina te bera në Mbretërinë e Bashkuar.



Skip to toolbar