Ndalohen nga policia e Korçës tre persona. Gjykata e Korçës ka nxjerrë vendimin për “arrest me burg” për ish-kryeplakun e Podgories Arben Pilinci, djalin e tij Orlind Pilinci, të dy subjekte të OFL si dhe shtetasin Erald Mucelli, nga fshati Vreshtas.
Këta shtetas kanë qenë në përgjim dhe nën hetim nga prokuroria në bashkëpunim me drejtorinë e policisë vendore Korçë. Arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur në Elbasan në datë 4 Qershor 2020, ku u kapën 28.5 lëndë narkotike canabis sattiva dhe u arrestuan 3 shtetas (Teodor Beba, Ildi Dushku dhe Ylli Spaho).
Pas hetimit gjatë gjithë kësaj kohe, përveç 3 shtetasve të mësipërm u ndaluan edhe 3 te tjerët të cilët ishin pjesë e transportit të drogës. Pjesa më e madhe e tyre janë të njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm penalë.