Zgjedhjet, drejtori i rendit publik: 7500 policë në terren

Më të fundit


Mbi 7.500 efektivë të policisë do të jenë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit në Shqipëri. Përgatitjet e policisë për këto zgjedhje kanë nisur që në dhjetor të vitit të shkuar kur kanë nisur edhe trajnimet e stafit.

Në një intervistë për News24 Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili tha se për gjithë procesin zgjedhor policia do ta ndjekë në 4 faza që në nisje të fushatës deri në dorëzimin e fletëve të votimit në kzaz.

Policia do të hartojë edhe një regjistër ku do të shënohet çdo vepër penale në fushën zgjedhore i cili do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë.

Një rëndësi e vecantë do i kushtohet edhe ruajtjes së institucioneve e personaliteteve.

Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara KQZ ka kërkuar nga policia që të mos përfshijë në efektivët që do të angazhohen në zgjedhje punonjës me më pak se 4 muaj eksperiencë. Po ashtu nuk do përfshihen as forcat komando dhe efektivët e policisë krminale, si edhe nuk do të lejohen grimbullimet e qytetarëve deri në 150 m pranë qendrave të votimit.

Zgjedhjet e 25 prillit pritet të monitorohen nga 250 vëzhgues të OSBE-ODIR të cilët do të fokusohet ne zbatimin e identifikimit biometrik, monitorimin me abuzimet e përdorimit te burimeve shtetërore në fushatë zgjedhore dhe votimin nën masat anti-Covid.



Skip to toolbar