Covid, India regjistron numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë

CORONAVIRUS


India ka regjistruar për herë të parë më shumë se 4000 të vdekur për shkak të koronavirusit në një ditë. Lajmin e ka bërë me dije qeveria indiane.

Vdekja e 4187 njerëzve e regjistruar në 24 orët e fundit e kanë çuar bilancin e përgjithshëm të viktimave nga covid-19 në Indi në një total prej 238.270 viktima, që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 401.078 raste të reja me koronavirusin. Tani janë pothuajse 21.9 milion persona të goditur nga virusi në vend.



Skip to toolbar