Në Ditën e Fiter Bajramit, Lame dorëzon legalizimin për xhaminë në Lushnje

Më të fundit


Artan Lame në ditën e Fiter Bajramit ka dorëzuar lejen e legalizimit për ‘’Xhaminë e Madhe’’ në qytetin e Lushnjes.

Lame nga Lushnja ka folur edhe për kallëzmet që ka bërë PD për Kadastrën duke hedhur dhe një batutë.

Kreu i Kadastrës thotë se është me dy pleq, dhe nëse nuk plotëson normën i bërtet Rama, kurse po e plotësoi i bërtet Basha.

Ai gjithashtu thotë se është hera e parë që një institucion denoncohet se pse ka bërë detyrën e vet.

STATUSI NGA KADASTRA

Deklarat për mediat!

Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame pas dorëzimit të vendimit të legalizimit për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje, iu është përgjigjur interesit të medias për kallzimet në Prokurori nga Partia Demokratike. Lame tha se institucioni ka qenë në shërbim të qytetarëve duke e lidhur me batutën “Unë i shkreti me dy pleq, kujt tia prish dhe kujt tia ndreq! Po të mos plotësoj normën më bërtet Edi Rama, po ta plotësoj më  bërtet Lul Basha”.

Ai tha se nga PD janë bere mbi mbi 20 denoncime në Prokurori për institucionin e Kadastrës pse ka vijuar dhenien e legalizimeve gjatë fushatës elektorale. “Për herë të parë në histori denoncohet një institucion se pse ka kryer detyrën e vet! Kadastra Shqiptare ka dhënë gjithë shërbimet e saj për aplikimet e qytarëve. Ka dhënë certifikata për tokën bujqësore, leje legalizimi gjatë gjithë vitit. Ndryshimi mes muajve të tjerë dhe muajve të fushatës është fare i lehtë. Pra thjesht ka bërë detyrën”, tha Lame.

I pranishëm në dorëzimin e vendimit të legalizimit për xhaminë ka qenë edhe kryetari i bashkisë Fatos Tushe.



Skip to toolbar