Vuçiç: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, përfundojnë me qindra të vdekur

KOSOVA


Presidenti Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Beograd, se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën. Sipas tij, nga konfliktet e ngrira përfundojnë me “qindra e qindra të vdekur”.

Vuçiç deklaroi se dialogu me Prishtinën duhet të bëhet nën përkujdesjen e Brukselit.

“Ne jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën përkujdesjen e Brukselit. Ishim të gatshëm për një dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. Shikoni se si përfundojnë ato (konfliktet e ngrira), çdo pesë vjet dikush i shkrinë dhe përfundojnë me qindra e qindra të vdekur. Kjo neve nuk na duhet”, -tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Vuçiç, siç raporton “Beta”, deklaroi se me presidentin slloven Pahor diskutoi për të gjitha çështjet kryesore rajonale, si dhe integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

“Pozicioni ynë bazohet në respektimin e ligjit publik ndërkombëtar dhe bazave të forta ligjore dhe pozicioni ynë nuk është i lehtë dhe nuk është sekret për askënd në Serbi. Është e qartë se kemi një qëndrim ndryshe ndaj Kosovës, krahasuar me 22 shtete anëtare të BE-së”, tha Vuçiç.



Skip to toolbar