Berisha ‘non grata’, ja si e komenton Rama

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen e Berishës non grata.

Rama i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë për këtë pyetje, duke thënë se ai dhe qeveria e tij janë fokusuar tek punët në vijim.

“Unë jam 100 përqind i fokusuar tek punët. Nuk e kemi ndalur asnjë ditë, gjatë dhe pas fushatës. Kjo sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, të shmangim të gjitha aspektet që kanë kthyer jetën politike të vendit në telenovelë rraspakitëse.

Për mua ka shumë më rëndësi kjo gjë sesa të përparojnë kantierët gjatë ditës. Ne po punojmë intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete”, deklaroi Rama.



Skip to toolbar