Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër “41bis”.
Një kolegj tre anëtarësh i Gjykatës së Lartë nuk ka pranuar kundërshtimet e bëra nga të pandehurit ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tyre në regjimin e sigurisë së rreptë.
Shullazi dhe grupi po vuajnë një dënim me 55 vite burg në total dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzat e “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.
Ndërkohë çështja penale po shqyrtohet në Apel, por nuk ka ende një vendim
Afati 1-vjeçar që Shullazi duhet të qëndrojë në “41 biss” sipas vendimit të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj përfundon në gusht 2021. Nuk dihet nëse Gjonaj do të miratojë sërish një vendim të tillë.