KAS ka pushuar shqyrtimin e ankimit të Vetëvendosjes për qarkun Lezhë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ky vendim është marrë për shkak se ankimuesi Iljaz Shehu nuk është parqitur në mbledhje, madje ka bërë kërkesë me shkrim duke thënë se nuk është i interesuar ta ndjekë çështjen.
“Kas i konsultuar në vend vendois pushimin e shqyrtimit të ankimit administrativ. Ky vendim shpallet sot në orën 11:15”, tha përqafësuesi i KAS.
“Nuk do paraqitem në komision dhe të mos e ndjek ankesën. Edhe për mendimin tim ka shprehur vullnetin për tu tërhequr nga objekti i ankimit”, shkruhej në letrën e tij.