COVID-19 në Kosovë, 5 të infektuar dhe asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit

CORONAVIRUS


Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë përditësuar të dhënat sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit, janë regjistruar si të infektuar 5 qytetarë.

Ndërsa fatmirësisht, në këtë interval kohorë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.

Lajmi tjetër i mirë, është që gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë shpallur 184 të shëruar 184 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

ASNJË RAST I VDEKJES, 5 RASTE POZITIVE DHE 184 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.

Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!



Skip to toolbar