Nis vaksinimi në burgje kundër Covid-19

CORONAVIRUS


‘Një lajm i mirë sot për sistemin penitenciar.’- kështu është shprehur ministrja Gjonaj teksa ndan në rrjetin social Facebook lajmin se në burgjet e vendit ka filluar vaksinimi kundë Covid-19.

“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filluam vaksinimin kundër COVID-19 të personave të dënuar.”, shkruan Gjonaj.

Ajo shprehet se dy burgjet e para jane ai i sigurisë së lartë, burgu “Jordan Misja” dhe “Ali Demi” .

“Sot vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç, dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.”: shton Gjonaj

Kujtojmë që më herët, në sistemi e burgjeve janë vaksinuar edhe trupa policore dhe stafi civil.

“Proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.”: përfundon Gjonaj në statusin e saj.



Skip to toolbar