Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Gjykata lë në burg 2 vrasësit me pagesë

AKTUALITET


Dy të dyshuarit Besjan Xhixha edhe Enver Diva si pjesë e vrasësve me pagesë të urdhëruar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, u lanë në qeli nga Gjykata e Posaçme. Ata u arrestuan dy ditë më parë nga forcat RENEA në kuadër të operacionit ‘‘Vazhdimi‘‘ ndërsa të dy prej muajsh ishin në përgjim dhe hetim nga SPAK.Kush janë Enver Diva e Besjan Xhixha?42-vjeçari Enver Diva, banues në Fushë-Mamurras prej disa vitesh ishte në kërkim pasi ishte arratisur nga burgu i Shën-Kollit ndërsa më herët ka qenë i përfshirë në armëmbajtje pa leje dhe grabititje argjendarie.

Ndërkohë 30-vjeçari Besjan Xhixha, banues në Larushkë është me profesion berber dhe të dy akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

1624103872_divaxhixha.jpg


Skip to toolbar