Aksion masiv antikorrupsioni në Lushnje, ku është arrestuar kryebashkiaku Fatos Tushe. Mësohet se policia dhe FNSH kanë zbarkuar në bashkinë e këtij qyteti.
Janë 15 persona të shoqëruar dhe ndaluar deri tani me urdhër të SPAK, pas një operacioni policor në bashkinë e Lushnjës me dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Mësohet se mëngjesin e sotëm është kontrolluar zyra e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, i cili është ndër personat e ndaluar. Mes personave të shoqëruar, përveç kryebashkiakut ka edhe zyrtarë të tjerë.
TË ARRESTUAR
Fatos Tushe
Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Xhemal Hasko
Gazment Çela