Këshilli Bashkiak i Lushnjes zgjedh në krye të Bashkisë nënkryetaren Eriselda Sefa pak ditë pas arrestimit dhe shkarkimit më pas të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, i akuzuar për afera korruptive.
Tushe dhe 10 zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave.