Mungonte avokati, shtyhet seanca për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla

AKTUALITET


Shtyhet seanca për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku pritej të niste sot gjyqi ndaj tij, por mungonte avokati, i cili u gjobit me 20 mijë lekë.

Llalla kërkoi të ishte i pranishëm dhe mbrojtësi i tij me qëllim vijimin e gjykimit.

Në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.



Skip to toolbar