Sot feston ditëlindjen, Rama i bën dhuratën e veçantë Tritan Kalos

AKTUALITET


Në krye të detyrës dhe në krah të pacientëve, Tritan Kalo, feston sot ditëlindjen. Këtë e ka zbuluar vetë mjeku i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kalo ka ndarë me miqtë e tij dhe jo vetëm, disa fotografi ku zbulon edhe dhuratat që ka marrë me rastin e 66-vjetorit të lindjes.  Nga fotot vihet re se ai ka marrë disa buqeta me lule nga kolegët.

E gjithashtu nuk ka munguar as shishja e verës e dhuruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë

Bashkëngjitur me fotot, mjeku shkruan se edhe pse vitet po kalojnë, ai ndihet po aq energjik dhe i motivuar për të kontribuar në çdo sekondë të jetës së tij me punë.

Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë

“Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..

Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre që i mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever!!!!”, shkruan Kalo./m.j

Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë
Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë
Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë
Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë
Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë
Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë
Në prag pensioni, Rama i bën dhuratën e veçantë


Skip to toolbar