OBSH: Duhen 11 mld doza deri në shtator për të arritur objektivin e vaksinimit

CORONAVIRUS


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje që vendet e pasura të shpërndajnë vaksinat anti-CoVid-19 për të frenuar pandeminë.

Sipas tij deri në muajin shtator duhen shpërndarë 11 miliardë doza në mënyrë që të arrihet objektivi i vaksinimit të të paktën 10% të popullsisë së çdo vendi.

“Shpërndarja e dozave është një zgjidhje afatshkurtër. 75% e 3.5 miliardë vaksinave kanë shkuar aktualisht në vetëm 10 vende”, tha ai.

Apeli i Ghebreyesus vjen ndërkohë që Komisioni Europian ka njoftuar se do të shpërndajë 200 milionë doza deri në fund të vitit.

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se dozat do t’u shkojnë vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta.



Skip to toolbar