Kultivim kanabisi e armëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Lezhë

AKTUALITET


Policia në Lezhë ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Njoftohet se shërbimet e Policisë Mirditë, pas kontrolleve në fshatin Fan kanë gjetur në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, Pjetër Kecin i cili është vënë në pranga.

Kurse, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë Ritvan Keqin, 36 vjeç, banues në fshatin Gurëz, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe të kultivimit të bimëve narkotike.

Dyshohet se Keqi, mbrëmjen e 26 qershorit  ka vjedhur automjetin tip “Benz” ,në pronësi të J.V , banues në Kurbin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.



Skip to toolbar