“Do katandiset partia si simotrat e saj, kashtë dhe ko*e”, Rama: Duhet një Akademi Politike

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama parashikoi një të ardhme të zymtë për Partinë Socialiste si grupim politik. Edhe pse braktisja e PS nuk do të ndodhë kur partia është në pushtet, Rama tha se nëse PS nuk hapet dhe nëse njerëzit nuk vijnë vetëm për interes atëherë, PS do të kthehet si “simotrat e saj, pra kashtë e ko*e”.

Për të shmangur kthimin e PS në një azil pleqsh në të ardhmen, Rama tha se duhet një qasje e re ndaj të rinjve dhe se do të ngrihet një akademi politike jo vetëm për socialistët por për edukimin e bashkisë.

“Ndaj ne sot duhet të veprojmë ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh dhe jua kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën këtë parti në pushtet që ne kemi këtë privilegj të madh të jemi të gjithë bashkë këtu, udhëheqja e saj. Sot ne duhet të mendojmë për shëndetin dhe forcën e PS për në afat më të gjatë se 4 vite. Ne duhet të mendojmë për shëndetin e PS dhe forcën për më shumë se 4 vite. Ngritja e një akademie politike në PS për vajza dhe djem në të gjithë territorin për gjeneratën e sotme dhe të nesërme. Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet një azil pleqsh, duhet vepruar sot, pa menduar që kjo nuk do të ndodhi kur ne kemi pushtetin. Jo, nuk do ndodhë por do të ndodhë më shpejt nga sa e përfytyroni.  Do katandiset partia si simotrat e saj, kashtë dhe ko*e. E bashkë me të edhe jetën e fëmijëve tanë,” tha Rama.



Skip to toolbar