Vrasje me armë zjarri në Tropojë

AKTUALITET


Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Ceren të Tropojës. Raportohet se një person është ekzekutuar.

Mësohet se viktimë ka mbetur I.Goci, ndërsa autori i krimit A.Ismailsufaj, është shpallur në kërkim.

Mësohet se autori dhe viktima ishin banorë të të njëjtit fshat.

Njoftimi i policisë:

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar