Ministrja e Jashtme, Olta Xhçka ka takuar gazetaren e BBC, Yalda Hakim të cilën e cilëson grua të jashtëzakonshme dhe burim frymëzimi.
Xhaçka shprehet se Shqipëria është krenare që në kohë të vështira siguron strehë për shumë prej grave e vajzave afgane.
Gazetarja e BBC është angazhuar personalisht dhe ka ndihmuar për të nxjerrë nga Afganistani gra, vajza e burra të rrezikuar nga talebanët. Shqipëria ra në sy të opinionit ndërkombëtar si një nga vendet e para të botës që pranoi refugjatë afganë duke i strehuar në struktura hoteliere apo konvikte studentësh. Shumë prej refugjatëve janë gra e burra.
STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
Një bisedë vërtetë e këndshme me Yalda Hakim. Një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.
Shqipëria është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar.