Monika Kryemadhi është bërë e gjallë pas shumë muajsh, me një status në rrjetet sociale për ditëlindjen e LSI-së.
Në mesazhin e saj të shkurtër, Kryemadhi shkruan se misioni i LSI-së vazhdon, pa dhunë shumë shpjegime.
“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon”, shkruan Monika Kryemadhi.
LSI u krijua në 6 shtator 2004. Kryetar LSI-së që nga themelimi ishte Ilir Meta por me zgjedhjen e këtij të fundit si presidenti i Shqipërisë në krye të partisë ne prill 2017 u zgjodh Petrit Vasili për një muaj dhe që prej atëhere, drejtohet nga Monika Kryemadhi.