Transportonin 21 emigrantë, 2 të arrestuar në Gjirokastër

AKTUALITET


Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, shërbimet kufitare dhe FRONTEX të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ranë Senet Goxhaj dhe Edmir Balla, të cilët u kapën duke transportuar me automjetet Suzuki dhe Mitsubishi 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta. Këta të fundit do t’i dërgonin emigrantët drejt Tiranës kundrejt shpërblimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe dy aparat celular.



Skip to toolbar